Gjykata më e lartë në vend e ka vendosur punën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës që i takon komunitetit serb.
Ani se vendimi që ai duhet të jetë nga Lista Serbe nuk i pëlqeu shumëkujt, njohësit e kësaj fushe thonë se ai duhet të zbatohet me patjetër. Sepse, injorimi i fjalës së Kushtetueses ka pasoja.
Ky institucion nuk e ka cekur se çka ndodh nëse ky vendim nuk zbatohet, por Ismet Salihu, si ish-hartues i aktit më të lartë juridik, thotë se injorimi i tij sjell efekte negative.
Ndërkaq, konstituimi i Kuvendit me kryetarin, e kryesinë duhet të mbyllet brenda 30 ditësh prej kur të ndodh certifikimi i rezultateve.






















