Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët” kanë dalë me një reagim të ashpër pasi Shqipëria pritet të organizojë Kampionatin Evropian U21 së bashku me Serbinë.
Në reagim thuhet se me organizimin e kësaj ngjarje, sipas tyre, turpi do te jetoje përjetë dhe nuk do te falet.
“Dikush ka vendosur qe ta normalizoje bashkëpunimin me te ashtuquajturit serbe dhe te ashtuquajturën serbi si kurrgjë hiç duke shkelur me dy këmbe mbi emocionet, gjakun dhe plagët e fresketa te shqiptareve te kesaj treve dardane”, thuhet në reagim.
“Pak dite pasi kujtuam si popull rënien ne detyre te heroit Afrim Bunjaku dhe hyrjen terroriste, barbare e kriminale te çetnikeve te furnizuar me municion armesh nga vendi fqinj hegjemonist, na vjen lajmi zyrtar se nga Tirana paskan vendosur te bashkëpunojnë me serbine per bashkorganizim te Euro 2027 per grupmoshën U-21”.
“Bashkëpunojnë me federatën e atyre qe nuk e shqipton asnjë dënim kur çdo jave klubet serbe shfaqin banderola shoviniste me flamurin e Kosovës te mbuluar me ngjyra te Serbisë apo kur tifozët e klubeve te beogradit bëhen nxitës e motivues per rikthim te ushtrisë serbe ne Kosove, gje qe me pas u përpoq te ndodhe me nje grup terrorist derisa mori përgjigjen e burrave dhe grave heroike te Republikës, te cilet u treguan se pragun e shtëpisë e mbrojmë ne çdo pëllëmbe te tij. Shqiptaret e Kosoves nuk kane nevoje për poshtërim moral dhe emocional, por ndihme dhe përkrahje. Ngjarja edhe do te organizohet, por turpi do te jetoje perjete dhe nuk do te falet. Kosova nuk do ta fale. Jo ne emrin tonë!”.