Gjilan – Me këtë vendim e kanë detyruar zyrtarin e komunës me tregu diçka që është personale. Është shumë interesante se, si do ta vërtetojnë kush ka agjërua dhe kush nuk ka agjeru?. Ky vendim, më mirë ka qenë të kishte për bazë “ligjore” ndërgjegjen e zyrtarit/zyrtares (që agjëron dhe nuk agjëron), se sa që i paska dy nene, një paragraf, ani edhe ligj dhe statut ka shkruar në reagimin e tij Flamur Hyseni profesor universitar.
Reagimi i plotë i Flamur Hysenit:
Shoqërisë tonë në shume aspekte ka nisë e po i përsëritet historia për mbrapsht, përpara e kane “ndeshku” dhe “qortu” zyrtarin e institucionit publik nëse ka agjërua (e ka mbajte të fshehtë agjërimin. Burimi: tregime të gjeneratave më të vjetra), tani po i imponohet me abuzu me diçka që është e shenjtë (fetare), dhe është krejtësisht personale.
Athu kur kanë mendu për këtë vendim, çka kanë pas për qellim?
Pse duhet t`i interesoj Kryetarit të Komunës, kush agjëron, e kush jo nga zyrtaret e komunës?
Me këtë vendim e kanë detyru zyrtarin e komunës me tregu diçka që është personale.
Është shumë interesante se, si do ta vërtetojnë kush ka agjërua dhe kush nuk ka agjeru?
Ky vendim, më mirë ka qenë të kishte për bazë “ligjore” ndërgjegjen e zyrtarit/zyrtares (që agjëron dhe nuk agjëron), se sa që i paska dy nene, një paragraf, ani edhe ligj dhe statut.
Do të ishte shumë me rendësi nëse zyrtari/zyrtarja e shtetit (komunës) ta refuzonte zbatimin e këtij vendimi, me arsyetimin: unë jam zyrtar/zyrtare i/e shtetit, ndërsa ju kryetar jeni njeri prej atyre të pushtetit, ne i bindemi kushtetutës, ndërsa ju pak me pas mundësi do ta shkeleni kushtetutën dhe ligjin me dy këmbët.
Te angazhohemi për shtet të fortë dhe të qëndrueshëm, që krijon mekanizma të fuqishëm për ta kufizu pushtetin sa më shumë përmes kushtetutës dhe forcës së ligjit të zbatuar nga zyrtaret e shtetit.
Të gjithë atyre që kanë agjeru dhe do të agjërojnë deri me 20 prill, veçanërisht secilit zyrtar/zyrtare të komunës së Gjilanit, u dëshiroj agjërim të lehtë dhe të pranueshëm.