Real Madridi nuk ndalet me projektin për gjeneratat e ardhshme. Pas transferimeve të Dean Huijsen, Trent Alexander-Arnold dhe Claudio Echeverri Mastantuono, kanë kthyer vëmendjen kah një tjetër supertalent – Kees Smit, mesfushori premtues i AZ Alkmaar.

Sipas mediave ndërkombëtare, klubi mbretëror ka shprehur interesim serioz për 18-vjeçarin holandez, i cili vjen nga akademia e njohur e AZ-së dhe shihet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit holandez.

Për Smit, kjo do të ishte një lëvizje ëndrrash, pasi është vetë një tifoz i madh i Real Madridit.

Sezonin e kaluar, ai regjistroi 30 paraqitje, 2 gola dhe 2 asistime për skuadrën e Eredivisies, duke treguar potencial të jashtëzakonshëm në mesfushë.

Suksesi i tij nuk u ndal me klubin. Ai ishte ndër lojtarët kyç të përfaqësueses së Holandës U-19, me të cilën fitoi Kampionatin Evropian U-19, dhe u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.

Related Posts