Real Madridi raportohet se tashmë ka vendosur se kush do të jetë trajneri i tyre i ardhshëm pas humbjes poshtëruese me rezultat 4-0 ndaj Barcelonës në ‘El Clasico’.
Mbrëmjen e së shtunës, madrilenët pësuan keq nga blaugranasit të cilët arritën triumfin falë dy golave nga Robert Lewandowski dhe nga një tjetër prej Lamine Yamal dhe Raphinha.
Me këtë fitore Barcelona tashmë udhëheq në La Liga me gjashtë pikë më shumë se Real Madridi në vendin e dytë.
Kjo humbje e dhimbshme ka bërë që të rritet presioni mbi supet e trajnerit Carlo Ancelotti.
Siç ka raportuar Fichajes, presidenti Florentino Perez do ta shkarkojë teknikun italian në rast se ai nuk arrin që ta përmbys këtë situatë së shpejti.
Është sugjeruar se Perez dëshiron që ish-trajneri Zinedine Zidane ta drejtojë klubin për herë të tretë në rast se vendosin të ndajnë rrugët me Ancelottin.
Gjatë dy periudhave të kaluara të Zidanes në krye, Madridi fitoi 11 trofe në total, duke përfshirë Ligën e Kampionëve tre herë radhazi.
Sidoqoftë, Real Madridi mund të përballet me konkurrencë nga Manchester United për Zidane pasi ai është lidhur fortë me zëvendësimin e Erik Ten Hag në ‘Old Trafford’.