Ka vazhduar edhe sot seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Në seancën e së enjtes, mbrojtësit e të akuzuarve parashtruan disa kërkesa.

Avokatët e të pandehurit Murseli, Teutë Zhinipotoku dhe Skender Piraj, propozuan rikonstruktimin e ngjarjes. Ky propozim u kundërshtua nga prokurorja e rastit, si dhe nga mbrojtësi i palës së dëmtuar, Leutrim Syla.

Avokati i të pandehurit Granit Plava, Skender Gojani, përmes një shkrese ka paraqitur kërkesë që ndaj klientit të tij të kryhet një ekzaminim mjekësor shtesë.

Ndërsa avokati i Kushtrim Kokallës, Ndrec Doda, me anë të një shkrese ka propozuar që të dëgjohet dëshmitari Tafil Kokalla.

Trupi gjykues, i përbërë nga Fatime Dermaku (kryetare), si dhe anëtarët Alban Ajvazi dhe Genta Beka, pas këshillimit vendosi që të gjitha këto propozime të mbrojtësve të refuzohen.

Seanca gjyqësore ka vazhduar me dëgjimin e të akuzuarit Naim Murseli.

Related Posts