‘Filmi’ disaminutësh i dështimit të zgjedhjes së Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit do të vazhdojë sërish nga ora 10:00.
Tashmë e shndërruar në një seri të shkurtër disaminutëshe çdo katërdhjetë e tetë orë, Kuvendi i Kosovës mblidhet për t’u mbyllur menjëherë.
Me një parti të dalë e parë në zgjedhje por që s’ka shumicë të thjeshtë parlamentare për të kaluar kandidaturës e tij, asgjë e re nuk pritet për nga zhvllimet.
Albi Kurti, kryetari i VV-së, e betonizoi edhe më tej Haxhiun si kandidaturë të pandërrueshme për Kryetare të Kuvendit.
Rrjedhimisht, i pandërrueshëm pritet të jetë edhe rezultati.
Ekskluzivitetin e propozimit të germëzuar në Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, Vetëvendosja e jep edhe për ekskluzivitet emri të Albulena Haxhiut.
Nga PDK kanë thënë se votojnë nga Vetëvendosja këdo tjetër përveç ish-ministrave në kabinet qeveritar të kaluar ndërsa nga AAK kanë kërkuar emra konsensual si Saranda Boguejvci apo Shqipe Selimi.
Për më tepër, AAK ka mbledhur edhe nënshkrime për t’iu adresuar Gjykatës Kushtetuese me pyetjen nëse është legale dhe kushtetuese çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit prej asaj të hapur – siç kishte nisur – në votim të fshehtë.
Kryesuesi i Seancës Konstitutive, Avni Dehari, ndonëse këtë pozitë mban për nga virtyti i moshës, e ka luajtur tërë rolin e tij në skenar të Vetëvendosjes, duke e injoruar skenarin zyrtar të udhëheqjes së seancës.
Dështimi pa fund i Haxhiu
Assesi të shkojë në mbi 56 vota Albulena Haxhiu, e cila ka vetëm votat e Vetëvendosjes dhe të pakicave jo serbe (përveç të Duda Baljes dhe Adem Hoxhes).
PDK, LDK, AAK dhe Nisma nuk e votojnë Albulena Haxhiun.
Albin Kurti e nënvizoi se për Vetëvendosjen nuk ka emër përpos Haxhiut.
I bëri edhe elozhe biografike familjare si arsyetim të të mbajturit atë si emër të pandërrueshëm – si dhe atë që është “gruaja më e votuar” në zgjedjet e fundit.
Nga ish-opozita Haxhiu konsiderohet si një figurë që nuk i përmbush as virtytet minimale të nevojshme politike për të udhëhequr Kuvendin e Kosovës.
Institucion ky ku lipset një person jo-partizan dhe militantesk për të mbajtur qëndrime ekskluzivisht të njërës parti.
“Kuvendi nuk konstituohet nga fituesi, qoftë ai absolut apo relativ. Por meqë jemi fitues, na takon pozita e kryetarit. Kuvendi është përgjegjësi e të gjithëve”, tha Albin Kurti dje në mbledhje të Këshllit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.
“Bllokimi vjen nga ata që votojnë kundër apo bojkotojnë votimin. Ne nuk jemi bllokues, por votues. Të tjerët le t’i ruajnë propozimet e tyre për kur t’ju vijë radha – ne do t’i respektojmë ato”, shtoi ai.
Seanca e sotme
Është e katërmbëdhjeta herë që deputetët mblidhen për disaminuta dhe mbyllet kur Vetëvendosja s’ka vota për të vazhduar para.
Tash kanë ndërrar edhe mënyrën e votimit duke kërkuar votim të fshehtë për Haxhiun.
Sipas tyre votimi i fshehtë është shprehja “e përnjëmendtë” demokratike si dhe supozojnë ‘çlirimin e vullnetit të ndrydhur’ të deputetëve – Aha! – të partive të tjera.