Të reshura shiu përfshinë vendin ditën e diel, që gjatë mbrëmjes mund të jenë më të vazhdueshme me kalimin në ditën e hënë.

Deri nga mesdita e së hënës reshjet mund të pushojnë, e priten intervale me diell. Temperaturat zbresin deri në 12C. Ndonjë rrebesh shiu kalon ditën e martë, derisa zonave malore priten edhe reshje dëbore.

Më pas të mërkurën parashihen kushte më stabile me kthjellime.

Mirëpo depërtimi i masave më të ftohta ajrore zbret temperaturat, minimalet deri në1C, e maksimalet luhaten ndërmjet 12C e 15C.

Të dielën frynë ende erëra jugore e jugperëndimore të lehta dhe mesatare 3-8m/s, ndërsa nga dita e hënë ndryshojnë drejtimin në verilindore, njofton Mendimi për Motin.

Related Posts