Gjatë 24 orëve te fundit ne vend, kanë rezultuar gjithsej 294 RASTE ME COVID-19 pozitivë.
IKSHPK gjatë ditës së sotme nuk i publikoi rezultatet si cdo ditë në orën 3, por i publikoi 40 minuta me vonesë.
Përpos kesaj, ne publikimin e rasteve, teksti nuk perputhet me fotografinë.
Teksti i sotem eshte i kopjuar nga rezultatet e dites se djeshme dhe nuk ka pasur ndryshime, teksa shihen mos perputhjet mes tekstit dhe fotos gjate dites se sotme. Ferizaj ne tekst shkruan se ka 11 raste, kurse ne foto figuron se ka 17 raste, Drenas ne tekst shkruan se ka 19 raste, kurse ne foto figuron se ka vetem 8 raste. Gjithashtu edhe ne qytet tjera si Peja qe ne tekst shkruan se ka 20 raste, kurse ne foto figuron se ka vetem 2 raste. Ne te gjitha qytetet e Kosoves, teksti nuk perputhet me foto-raportin e publikuar nga IKSHPK, shkruan KorrektPress.
FOTO: Publikimi i raportit gjate 24 oreve te fundit, ku shihen mos-perputhjet mes tekstit dhe fotografisë