Kosova dhe Islanda takohen sonte në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve.

Kosova kërkon avancimin në Ligën B, e cila do të ishte një arritje e madhe, ndërsa Islanda synon të mbetet në këtë nivel.

Dueli i parë luhet sonte në Prishtinë, ndërsa ai i kthimit zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani dhe mesfushori Valon Berisha pritet të jeni gati për lojë, pasi në stërvitjen e djeshme kanë punuar së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

Ndeshja e sotme zhvillohet me fillim nga ora 20:45, kurse të gjitha biletat për këtë takim janë shitur.

Related Posts