Rita Ora bëri një hyrje mbresëlënëse në hapjen zyrtare të sezonit të skive në Austri mbrëmjen e së shtunës, ku performoi në një event të madh festiv.
Këngëtarja 35-vjeçare tërhoqi vëmendjen jo vetëm me energjinë e saj në skenë, por edhe me një paradë veshjesh tërheqëse që krijuan një spektakël të vërtetë mode.
Para performancës, Rita pozoi pranë një bredhi festiv, e veshur me një “bodysuit” të hirtë me mëngë të gjata, të kombinuar me çorape transparente të zeza, shkruan DailyMail.
Ajo e kompletoi veshjen me çizme të gjata të zeza mbi gju, me lidhëse dhe taka të larta, të dizajnuara për të lëvizur lehtësisht edhe në dëborë – duke i dhënë pamjes pak më shumë hijeshi.
Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” mbante syze të mëdha me xhama të errët, ndërsa flokët i kishte të gjatë dhe të drejtë, gati për skenë.
Në një moment tjetër, duke shtuar edhe më shumë stil, Rita veshi një xhaketë prej gëzofi ngjyrë kafe teksa pozonte me dëborën dhe bëhej gati të ngjitej në skenë.
E martuar me regjisorin Taika Waititi, Rita zgjodhi një grim glamuroz për performancën, ku binte në sy buzëkuqi i kuq intensiv. Por ishte veshja e skenës ajo që mori gjithë vëmendjen.
Rita u shfaq me një palë pantallona të shkurtra prej lëkure të zezë, duke theksuar linjat e saj mahnitëse.
Ajo ndërroi në një xhaketë të shkurtër me mëngë të mëdha prej gëzofi artificial dhe panele me print leopard, të hapur për të zbuluar pjesën e barkut dhe një tatuazh dekorativ në qendër.
Veshjen e kombinoi me një palë çizme të tjera të gjata të zeza, çorape të holla, unaza dhe syzet e saj karakteristike me xhama të errët.
Ky paraqitje vjen pak pasi këngëtarja zbuloi në një intervistë të së enjtes se beson se mund të jetë “shtrigë”. Ajo tha se kjo “fuqi mistike” është një lloj “gjen familjar”.
“Gjyshja ime ka qenë me siguri shtrigë, për mamin nuk jam e sigurt, por unë besoj se e kam atë gjen”, tha ajo në podcast-in Happy Hour Overheard.
Rita madje përshkroi edhe dasmën e saj si “spirituale” dhe më herët ka treguar dashurinë e saj për jogën dhe leximet astrologjike. Ajo ka edhe një ritual që e ndihmon të qendrohet emocionalisht: “I bëj leximet e mia javore, tarot… Në fund të fundit, mjafton që diçka të të japë shpresë”.
Krijuesja e hitit “Let You Love Me” beson “100 për qind” në astrologji. “Unë mendoj se duhet të ishte fe më vete. Më pëlqen ideja që shpirtrat të udhëheqin rrugën tënde”, tha ajo.
Edhe para performancave, ajo ruan qetësinë: “Disa njerëz dëgjojnë muzikë të çmendur ose pijnë gota… unë jam shumë larg rock ’n’ roll-it para se të dal në skenë. Unë jam sportive, shtrihem, vë muzikë relaksuese, avulloj fytin. Gjithçka është shumë chill”.
Rita ka treguar më parë edhe se është këshilluar me një falltare që, sipas saj, “i ndryshoi jetën”.



























