Rita Ora tërhoqi vëmendjen në New York të dielën, duke u shfaqur me një veshje provokuese prej të brendshmeve të zeza dhe çizme lëkure deri në kofshë, ndërsa mori pjesë në një event të Coveteur GRWM në The Tryst Pool Club.

Këngëtarja 34-vjeçare zgjodhi një komplet lëkure me tre pjesë dhe geta të zeza transparente, të cilat theksonin fizikun e saj të tonifikuar.

Aksesorët e saj përfshinin dy gjerdanë të mëdhenj dhe byzylykë të trashë, ndërsa ajo u shfaq e buzëqeshur pranë një seti DJ-sh, duke ndezur atmosferën me praninë e saj, shkruan DailyMail.

Më vonë gjatë mbrëmjes, ajo ndryshoi stilin për të ndjekur ndeshjen mes Chelseat dhe PSG-së në Kupën e Botës FIFA.

Rita u shfaq me një bluzë rozë dhe të zezë, të kombinuar me një fund nudo me bel të ulët dhe çizme të bardha, duke ruajtur elegancën edhe gjatë ndeshjes.

Chelsea e fitoi sfidën 3-0 me golat e Cole Palmer dhe Joao Pedro, por ndeshja përfundoi me tensione, kur trajneri i PSG-së, Luis Enrique, u përplas fizikisht me Pedron pas fishkëllimës së fundit.

Incidenti e la në hije fitoren historike të “Bluve”, ndërsa Rita, me stilin e saj të ndryshueshëm, mbeti sërish në qendër të vëmendjes.

Related Posts