Rita Ora ka tërhequr gjithë vëmendjen në mbrëmjen dedikuar grave në muzikë, organizuar nga ELLE UK në bashkëpunim me markën Fendi, që u mbajt të martën në Londër.

Këngëtarja 34-vjeçare u shfaq më elegante se kurrë me një fustan të gjatë prej lëkure ngjyrë kafe me dekolte të theksuar, të cilin e kombinoi me një çantë të verdhë të guximshme dhe këpucë të zbukuruara me gurë të çmuar.

Rita i shtoi finesë pamjes me vathë të artë dhe byzylykë të trashë, ndërsa flokët i kishte të mbledhura në një stil elegant që i nxirrte në pah tiparet, shkruan DailyMail.

Pas këtij paraqitjeje glamuroz në Londër, Rita vazhdoi me performanca elektrizuese në skena ndërkombëtare.

Vetëm disa ditë më parë, ajo ndezi atmosferën në Festivalin “World Club Dome” në Frankfurt të Gjermanisë, ku u shfaq me një kostum provokues – pantallona të shkurtra dantelle në ngjyrë blu, çizme të gjata dhe një bluzë të grisur që zbulonte barkun e tonifikuar.

Në një moment, ajo e hoqi bluzën për të zbuluar reçipetën e bardhë, gjë që elektrizoi publikun.

Performanca e saj dinamike u shoqërua nga valltarë të veshur provokues, duke i dhënë skenës një energji të papërmbajtshme. Rita nuk e fshehu entuziazmin, teksa kërceu, këndoi dhe komunikoi me publikun gjatë gjithë shfaqjes.

Për më tepër, ky angazhim në Frankfurt erdhi vetëm një ditë pasi ajo performoi në “World Pride Music Festival” në Uashington DC, përkrah yjeve si Jennifer Lopez dhe Troye Sivan.

Ajo udhëtoi drejt festivalit me stil, bashkë me Paris Hilton dhe Cara Delevingne në avionin privat të trashëgimtares Hilton. Paris ndau disa imazhe nga udhëtimi luksoz duke shkruar: “Duke u nisur me ekuipazhin më të nxehtë. World Pride, po vijmë!”

Ndërkohë, të premten u publikua edhe videoklipi i këngës së saj më të re me titull “Heat”, një projekt që po tërheq vëmendje për tekstet e guximshme dhe ritmin sensual.

Në këtë këngë, Rita këndon vargje si: “Sex on sight, anywhere you like. Inside or outside” dhe “Only one thing I need, your heat on me”.

Në një intervistë për “The Sun”, ajo tha: “Është një ndjenjë urgjente – duhet të ndodhë tani ose nuk dua të dëgjoj fare për të. Është kërkesë e drejtpërdrejtë, e guximshme dhe argëtuese”.

Kënga “Heat” pritet të jetë pjesë e albumit të saj të katërt që ende nuk ka një titull zyrtar, dhe do të pasojë albumin “You & I” të publikuar në vitin 2023. Këtë herë, Rita thotë se muzika e saj ka një qasje më të lirshme dhe më të gëzueshme: “Albumi i kaluar ishte shumë personal, fliste për dashurinë dhe martesën. Tani dua të festoj feminitetin tim, të jem më spontane dhe ta rikthej energjinë me të cilën hyra në industrinë e muzikës”.

Së fundmi, Rita është bërë edhe pjesë e turneut “Tension” të Kylie Minogue në SHBA, ku ka qenë këngëtarja hapëse e koncertit në “State Farm Arena” në Atlanta. Ajo u shpreh e emocionuar për këtë mundësi: “Nata e parë e turneut ishte e pabesueshme. Jam shumë mirënjohëse që po lidhem me audiencën e Amerikës së Veriut. Është një nder i madh të hap koncertin e një ikone si Kylie”.

Rita Ora po dëshmon se është më aktive se kurrë – si në modë, ashtu edhe në muzikë – dhe nuk ka ndërmend të ndalet.

Related Posts