Debatet e ashpra në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, nuk kanë fund as tani që reality show-t po i vjen fundi. Rogerti dhe Mateo kanë patur një përplasje të fortë sot për lojën e tyre brenda shtëpisë.
Por në një moment, Rogerti i përmendi Mateos një gjobë që ai vetë ka përmendur në shtëpi gjatë një bisede me të gjithë banorët.
Kur Mateo i tha atij se ‘është fatkeqësi që është shqiptar’, Rogerti iu drejtua duke i thënë: “Jam më shqiptar se ti se kam bërë më shumë se ti. Gjobën na e thuaj si e ke ngrënë nga shteti”.
Pjesë nga debati:
Rogerti: Të vjen inat që jam shqiptar?
Mateo: Është turp me pas ti pasaportë shqiptare.
Rogerti: Jam më shqiptar se ti, se kam bërë më shumë se ti
Mateo: Ku? Në rrugët e Anglisë si endacak
Rogerti: Në rrugët e Anglisë, Australisë, Amerikës, gjithandej
Mateo: Me edukatë llumi?
Rogerti: Jam i kënaqur unë. Kam më forcë se ti unë






















