Këngëtarja e njohur Rozana Radi, e cila këtë vit është pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra”, ka rrëfyer një detaj shumë interesant për jetesën me vjehrrën.

Gjatë një bisede në emision, Rozana u shpreh se të jetosh me vjehrrën nuk është diçka negative, përkundrazi:

“Unë mendoj që jetesa me vjehrren nuk është gjë e keqe, përkundrazi, unë për veten time do ta kisha për kënaqësi ta kisha vjehrren në shtëpi” – tha ajo.

– YouTube  youtu.be

Këngëtarja shtoi se kjo ide ka rrënjë nga eksperienca e familjes së saj: nëna e Rozanës ka jetuar dikur me prindërit e babait të saj, dhe kjo frymë e ka ndihmuar Rozanën të kultivojë dëshirën për të jetuar bashkë me familjen e zgjeruar.

Deklarata e saj ka tërhequr vëmendje, duke treguar një qasje të hapur dhe pozitive ndaj marrëdhënieve familjare dhe bashkëjetesës me vjehrrën, që shpesh trajtohet si temë delikate në shoqëri.

Related Posts