Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Shkollën “Shtjefën Gjeçovi”, ku një grup nxënësesh kanë sulmuar një bashkëmoshatare të tyre.
Siç ka raportuar gazetarja e RTV Dukagjinit nga vendi i ngjarjes, vajza e rrahur nuk mund të lëvizte, pasi kishte pësuar goditje në kokë.
Pas sulmit nga bashkëmoshataret, vajza ka mbetur pavetëdije.
Ndihma e shpejtë ka arritur në vendin e ngjarjes.
Një ekip i ambulancës është mobilizuar para shkollës “Shtjefën Gjeçovi”.
Dukagjini ka kontaktuar me drejtorin e shkollës, por i njëjti nuk kishte ende ndonjë informatë lidhur me rastin.
Po ashtu, edhe Policia e Kosovës nuk kishte asnjë informacion për këtë ngjarje.