Një incident i pakëndshëm ka ndodhur gjatë koncertit të fundit të superyllit Beyoncé në stadiumin Tottenham Hotspur në Londër, ku fansat e saj u përfshinë në një përplasje fizike që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Ngjarja ndodhi teksa këngëtarja 43-vjeçare po performonte këngën “Why Don’t You Love Me”, pjesë e turneut të saj më të ri, “Cowboy Carter”. Gjatë performancës, dy persona që ndodheshin shumë afër skenës u përfshinë në një përleshje të papritur.

Një burrë i veshur me një kostum të zi kauboji – dukshëm frymëzuar nga stili i turneut – sulmoi një person tjetër në turmë, duke krijuar panik dhe konfuzion mes të pranishmëve.

 

Turneu “Cowboy Carter” ka qenë një nga më të përfolurit të këtij viti, si për stilin unik të Beyoncé-s, ashtu edhe për atmosferën spektakolare që ka krijuar në çdo qytet – por incidenti në Londër ka hedhur pak hije mbi një natë që ishte menduar të ishte e paharrueshme vetëm për muzikën.

Related Posts