Në “Weekend” në Klan Kosova, gazetarja Ulpiana Emra ka treguar për eksperiencën e saj në “Play off” të basketbollit.
Ajo tha se këtë “Play Off” tifozët janë marrë me komentatorët.
“Në gjendje fizike shumë mirë, por psiqikisht më ka lodhë Play Offi. Na doli kogja i zjarrtë dhe i rëndë. Nuk kam mujtë me kuptu që pse tifozët janë merrë me ne komentatorët. Nuk e kam kuptu se pse në çdo ndeshje jam shajtë”, tha Emra.
Emra tha se nuk arrin ta kuptoj se si tifozët po mendojnë që komentatori po ndikon në rezultat.
Ajo shtoi se është ndjenjë e keqe kur merr fishkëllima nga tifozët.
Tutje, Emra tha se si popull nuk jemi të gatshëm ta dëgjojmë një grua duke komentuar.