Një burrë është lënduar pasi është rrëzuar derisa po punonte në një objekt ndërtimi.
Ai ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe për këtë po trajtohet në QKUK.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Suharekë / 16.03.2025 – 18:40. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim. Sipas mjekëve viktima ka lëndime të rënda në kokë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit dhe inspektorati i punës. Rasti në hetime.”