Presidenti amerikan Donald Trump i ka mohuar kategorikisht spekulimet se largimi i tij i papritur nga samiti i G7 në Kanada ishte për të ndërmjetësuar një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump e quajti këtë pretendim “gabim” dhe theksoi se arsyeja e kthimit të tij në Washington ishte për “diçka shumë më të madhe se kaq”, transmeton Rilindjashqiptare.

Ai përfundoi madje mesazhin e tij me një paralajmërim: “Rrini gati!”

 

Related Posts