Qeveria në detyrë ka miratuar Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Masës 3.5- pagesa e lehonave të papuna të Pakos së Ringjalljes Ekonomike (MFPT). Raporton Ekonomia Online.
Ministri i Financave Hekuran Murati, ka thënë se nënat lehona që kanë marr pagë nga 170 euro deri tani, paga e tyre do të rritet deri 325 euro.
“Parashihet rritja nga 170 euro, që nga ky muaj parashihet të behën në nivelin prej 325 euro”, tha ai.