Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar për çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, bazuar në vendimin e datës 5 prill 2026.

Sipas njoftimit, për datën 6 prill çmimet kanë mbetur të pandryshuara krahasuar me ditën paraprake, ndërsa për 7 prill janë përcaktuar çmime të reja maksimale për produktet kryesore.

Çmimi maksimal i lejuar për dizelin është 1.88 euro për litër, për benzinën 1.46 euro për litër, ndërsa për gazin 0.74 euro për litër.

Nga MINTI u është bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë vendimin në fuqi, me qëllim garantimin e një tregu funksional dhe mbrojtjen e interesit të konsumatorëve.

Sipas ministrisë, çdo shkelje e këtij vendimi do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Related Posts