Nga janari deri në qershor 776 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK).

Sipas të dhënave të ASK-së vetëm në muajin qershor janë 135 raste të shkurorëzimeve në Kosovë.  E që krahasuar me një muaj më parë, muajin maj ka një rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuara për 19  për qind.

“Sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin qershor janë 135 raste, krahasuar me muajin maj kemi rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (19 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Related Posts