Një aksident ajror i përmasave tragjike ka tronditur opinionin publik, pasi një aeroplan me 242 persona në bord është rrëzuar, duke shkaktuar më shumë se 290 viktima, sipas të dhënave të fundit të konfirmuara nga policia dhe raportuara nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve reuters.
Një oficer policie lokal citohet të ketë deklaruar se numri i viktimave ka tejkaluar shifrën fillestare, ndërsa punonjësit e shërbimeve të emergjencës vazhdojnë kërkimet në vendin e përplasjes. Autoritetet janë ende duke punuar për identifikimin e trupave dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit
Sipas informacioneve paraprake, në bord ndodheshin 242 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, por numri i viktimave ka dalë përtej këtij shifrimi, pasi përplasja ndodhi në një zonë të banuar.
Kjo do të thotë se përveç personave që ndodheshin në aeroplan, ka edhe viktima në tokë – civilë që ndodheshin në vendin e gabuar, në momentin e gabuar, shkruan skynews.