Rritet numri i turistëve në Kosovë, rajoni i Pejës prin me numrin e vizitorëve dhe net qëndrimet në hotel.

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) publikon statistikat e hotelerisë për muajin mars 2025.

Bazuar në të dhënat del se në mars 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 40 239, prej tyre 37,4% ishin vendorë dhe 62,5% ishin vizitorë të jashtëm.

Krahasuar me muajin mars të vitit 2024 (sa ishin  39 374 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 2,2%.

Numri i net-qëndrimeve ishte 84 462, prej tyre 39,7% nga vendorët dhe 60,2% nga të huajt. Numri i vizitorëve të brendshëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele sipas rajoneve.

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka rajoni i Prishtinës me 4 931 vizitorë.  Ndërkaq, me net-qëndrime, numrin më të madh e ka rajoni i Pejës më 14 562 net-qëndrime.  Numri i vizitorëve të jashtëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele sipas shteteve prej nga vijnë

Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (mars 2024) ka rritje të numrit të vizitorëve për 4,7%. Në total,  25 173 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Turqia, Gjermania, Zvicra etj.

Related Posts