Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në konferencë për media me Ministrin në detyrë të Arsimit, Ramë Likaj dhe kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë bërë të ditur se sot do të nënshkruaj kontratat kolektive dhe nga viti 2023 mësimdhënësit do të marrin pagën e 13-të.
Gjithashtu është bërë e ditur se punëtoreve të arsimit do të ju kompensohen orët shtesë dhe rreziku që kanë pasur në kohë të pandemisë, në fund të muajit shkurt dhe në muajin maj.
“Kemi dakorduar te gjitha aspektet kryesore për kontratën kolektive. I kemi saktësuara të gjitha çështje, Jemi pajtuar qe të paguhet rroga e 13 te për punëtoret e arsimit nga viti 2023. Sot do të nënshkruhet kjo kontratë. Për shkak të orëve të mbajtura arsimtarëve të ju paguhen dy paga në fund të shkurtit dhe në fund të majit”, ka thënë Hoti.
Ndërsa Ministri Likaj pagën e 13-të e ka krahasuar me angazhimin e mësimdhënësve.
“Lidhur me pagën e 13 është e lidhur ngusht me angazhimin e mësimdhënësve”, ka thënë ai.
Për SBAShK-un ky është një moment i veçantë dhe kanë bërë të ditur se kjo nuk ka të bëjë me rritje të pagave, por me pagesa shtesë.
“Është nga herat e para që SBAShK ka një bashkëpunim kaq të mirë me Ministrin e Arsimit. Nuk kemi të bëjmë me ngritje të pagave, por me shtesa. Nga çerdhet deri tek Universitetet e Kosovës”, ka thënë Jasharaj.
SBAShK-u kishte lajmëruar grevë, nëse punëtorëve të do të ju paguhen pagat shtesë, për angazhimin e tyre në kohë të pandemisë.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e SBASHK i kishte siguruar se pagesat shtesë për punëtoret e arsimit do të kryhen në dy këste.