Shoferi 35-vjeçar dhe pasagjeri 23-vjeçar kanë mbetur të lënduar pasi që makina e tyre është rrokullisur gjatë një gare në ‘off road’ në Shtime.
Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt.
Ai tha se personat e lënduar janë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas janë liruar.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 13:25 kemi pranuar një informatë se gjatë garës me vetura në garën” Off Road” në Shtime, dy persona (shoferi 35 vjeç dhe pasagjeri 23 vjeç) meshkuj, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilët janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe janë liruar. Policia e stacionit në Shtime është duke trajtuar rastin”, tha Veseli.