Kandidati i LDK-së për kryetar komune, në kohë fushate, ka bërë një gjë që mund të cilësohet si e pahijshme.
Ai ka njoftuar që familja e një qytetarit nga fshati Siboc i Epërm është bërë me shtëpi të re – falë donacionit të një personi që ka dëshiruar të mbetej anonim.
“Kjo është shtëpia e 53 që është ndërtuar sivjet nga Komuna e Podujevës dhe në bashkëpunim me partnerë dhe donatorë.”
Nga kundërshtarët politikë kjo është cilësuar si përdorim i gjendjes së varfër të qytetarëve për motive elektorale.
Në Podujevë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale më 29 nëntor, derisa bashkë me Rudarin garojnë edhe Shpejtim Bulliqi nga Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga PDK. /Periskopi