Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer nga 175 robër lufte secila, tha ministria ruse e mbrojtjes, raporton BBC.

Emiratet e Bashkuara Arabe vepruan si ndërmjetës në shkëmbim, thuhet në njoftim.

Rusia gjithashtu dorëzoi 22 ushtarë ukrainas të plagosur rëndë si “një gjest vullneti të mirë”, vazhdon njoftimi.

Shkëmbimi i të burgosurve u njoftua pas bisedës telefonike mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump.

Related Posts