Për herë të parë, ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar se kanë viktima në Ukrainë, por nuk ka dhënë shifra.
“Ka pasur të vrarë dhe të plagosur në mesin e ushtrisë ruse gjatë rrjedhës së operacionit ushtarak special”, tha ministria e mbrojtjes në Moskë në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve TASS, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, siç pretendohet aty, “humbjet e pësuar nga forcat e armatosura ruse janë disa herë më pak se numri i nacionalistëve të shfarosur”.
Si pasojë, deri më tani dhjetëra civilë kanë humbur jetën, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se edhe trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në artileri.
Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se do të ketë negociata mes Kievit dhe Moskës, dhe se ato do të mbahen përgjatë vijës kufitare Bjellorusi-Ukrainë.
Në një kumtesë të lëshuar nga zyra e Zelenskyt, është theksuar se dy delegacionet do të takohen “pa parakushte” në afërsi të lumit Pripyat.
Artileria ukrainase shkatërroi plotësisht më shumë se 100 njësi të pajisjeve të Rusisë, përfshirë tanke
Ky veprim duket që vjen pas një bisede telefonike të zhvilluar sot mes presidentit bjellorus Alexander Lukashenko dhe Zelenskyt.
Madje në kumtesë thuhet se Lukashenko ka marrë “përgjegjësinë që të gjithë aeroplanët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin e Bjellorusisë, të qëndrojnë pa lëvizur në kohën kur Zelensky do të arrijë dhe negociatat do të fillojnë mes delegacionit ukrainas dhe atij rusë.