Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia po “refuzon haptazi armëpushimin” dhe “nuk ka frikë”.

Në një video adresim të publikuar në X, presidenti ukrainas tha se Vladimir Putin “mbetet i fokusuar në vazhdimin e luftës”, transmeton Telegrafi.

Ai pohoi gjithashtu se propagandistët shtetërorë rusë “po përgatisin audiencën e tyre për idenë se diplomacia nuk do të sjellë asnjë rezultat”.

“Ka vetëm një arsye për këtë – në Moskë, ata nuk kanë frikë. Nëse nuk ka presion të mjaftueshëm ndaj Rusisë, ata do të vazhdojnë të bëjnë atë që janë mësuar – do të vazhdojnë të bëjnë luftë”, shtoi presidenti ukrainas.

“Ne të gjithë duam që kjo të përfundojë. Paqja është e nevojshme – dhe ajo duhet të jetë e qëndrueshme”, tha për fund Zelensky.

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Moti sot

Moti sot

April 15, 2025
Ngjarjet e datës 16 prill
Anulohen qindra fluturime për shkak të erërave të forta

Related Posts