Shtetasi serb, S.S i dyshuar për krime lufte në Kosovë, doli sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është duke u mbajtur seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë.
Spasiq u arrestua të dielën në pikën kufitare të Merdarit, si i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimeve nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ai dyshohet për përfshirje në krime të kryera më 6 prill 1999 në komunën e Vushtrrisë, në rajonin e Mitrovicës.