Napoli ka marrë një goditje të rëndë, pasi mbrojtësi Amir Rrahmani u detyrua të lërë fushën e lojës gjatë ndeshjes kundër Atalantas për shkak të një lëndimi.

Gjatë pjesës së dytë të takimit, Rrahmani mori një goditje dhe u detyrua të bënte një zëvendësim të detyrueshëm, me trajnerin Antonio Conte që vendosi të fuste në fushë Juan Jesus.

Statusi i lëndimit të Rrahmanit do të vlerësohet gjatë orëve në vijim, megjithatë ende nuk ka një vlerësim të qartë për kohëzgjatjen e mungesës së tij, shkruan Gazeta Express.

Ky lëndim vjen në një moment të ndjeshëm për Napolin, që po përpiqet të mbajë ritmin e lartë në kampionat.

Napoli do të shpresojë që lëndimi të mos jetë serioz dhe të rikuperohet shpejt, pasi mbrojtësi kosovar ka qenë një element kyç për skuadrën këtë sezon.

Related Posts