Deputetja e betuar e PDK-së, Sala Jashari, po e vazhdon seancën me deputetët e ish-opozitës.

Ajo ishte e ashpër me partinë fituese të cilës i bëri thirrje për reflektim.

“Edhe sot po vazhdoj të bëj thirrje për atë që është e drejt dhe që qytetarët e Kosovës e meritojnë, po bëj thirrje për zgjidhje. Sistemet parlamentare e demokratike janë të ndërtuara mbi bazën e kompromisit”.

“Gjendem këtu përpara jush sepse edhe sot VV sillet sikur të ishte me shumë se 50 për qind të ulëseve në parlament, dhe pretendon se kompromisi i tyre është përpjekja e vazhdueshme për ta votuar vetëm një të propozuar për kryeparlamentare dhe atë në mënyrë të fshehtë dhe arbitrare, por ky nuk është kompromis”, tha Jashari e cila është bashkëkryesuese e seanca konstituive.

Related Posts