Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vendosur që zgjedhjet lokale në Kosovë të mbahet me 12 tetor.
E tashmë shumica e partive dhe kandidatëve kanë shpallur kandidaturat për të parin e komunës.
Garë e fortë pritet të zhvillohet edhe në qytetin e Skenderajit. Kryetari i degës së PDK-së, në Skenderaj, Sami Lushtaku shprehet se është i gatshëm t’i hyjë garës për kryetar të kësaj Komune.
Ai thotë se njëherë s’ka asgjë zyrtare përveç gatishmërisë për ta udhëhequr Skenderajn.
“Kur dalim zyrtarisht do ta kuptoni. Njëherë s’ka asgjë zyrtare. Jam i gatshëm t’i hyjë garës nëse partia është e pajtimit”, shprehet Lushtaku për Frontonline./