Dy ish banorët e Big Brother Vip Albania, Sara dhe Bardhi janë shum të përfoluar në media rozë.

Dyshja ka vendosur që lidhjen e tyre ta vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë, ku edhe para ca muaj erdhi në jetë edhe vajza e tyre, Nea.

Gjatë ditë së sotme Bardhi ka bërë të ditur se janë kurorëzuar me Sarën në xhami.

“Une po prisja me padurim që kurorëzimi ( nikahu ) im me Sarën të bëhej ne muajin e shenjtë të Ramazanit dhe të ishte ditë e Premte ( E Xhuma ).

Me ndihmën e Zotit mu realizua dëshira, vec na u desht me prit 1 vit.

Faleminderit @saragjordeni qe pate durim 1 vit per kte ditë të shenjtë per ne te dy, edhe që per diten e sotme iu pershtate zakoneve të fesë Islame, e vec po du me t’thone që shume po t’ka hije”, ka shkruar Bardhi.

Ndërsa tutje, Sara ka bërë të ditur se nuk është konvertuar në fenë muslimane.

“Jo, nuk jam mbuluar as konvertuar!  Thjesht sot u martova sipas zakoneve te tij me dashurine e zemres sime prej grifshe”, ka shkruar Sara.

 

Related Posts