Seancën e sotme dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Qeverisë Hoti, njohës të kushtetutës po e vlerësojnë si të zbehtë nga të gjitha palët e përfshira.
Njohësi i Kushtetutës Mazllum Baraliu për GazetaBlic thotë se vota e deputetit tashmë të arrestuar Etem Arifi në zgjedhjen e qeverisë Hoti është kundërligjore, por ka disa kontraditka të cilat akti më i lartë juridik në vend duhet t’i sqarojë.
Ai kritikon edhe Gjykatës Supreme për vendime, siç i cilëson në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe kushtetuese.
“Përshtypjet e mia ishin mjaftë të zbehta, qoftë nga Gjykata dhe gjyqtarët, qoftë nga palët kompetente , por sidoqoftë ajo është çështje tjetër . Ndërkaq se çfarë̈ vendimi do të duhet të ishte është çështje që nuk mund dhe nuk dua ta parashikojë varet nga Gjykata Kushtetuese. Por që Është dëshmuar me veprimet e njëpasnjëshme të institucioneve tona edhe të Gjykatës Supreme edhe të Gjykatës Kushtetuese në këtë raste në radhë të parë asaj Supreme që ka vendime të cilat nuk janë në përputhje ose janë sheshazi në kundërshtim me dispozitat ligjorë në fuqi, siç është fjala e vendimit që ka marrur atëherë në rastin Berisha në mënyrë krejt kundër ligjore, ku ai njeri futët në listë duke pasur precedent penal, ndërkohë jo vetëm ai por tani KQZ-ja është në grackë t’i fut edhe 87 të tjerë dhe në fakt grumbullon kuvendin me deputet të cilët më shumë kanë precedentë penale, ose edhe kandidat për deputet më saktë se sa që janë të tjerët të cilët nuk kanë. Çështja është mjaft e koklavitur, ka kontradikta por pritët të shohim se çka dhe si do të veproj në mënyrë që më pas ta komentojmë vendimin e gjykatës”, ka thënë Baraliu fillimisht.
Baraliu ngre dyshime edhe për mënyrën e konstituimit të Kuvendit me 120 deputetë, apo 119 deputetë.
“Krejt kundërligjshëm është votuar, është diskutabile çështja e mandatit gjegjësisht konsituimi i kuvendit me 120 apo 119 deputet, votimi i atij zotërut me votë valide ose jo janë çështje të cilat dojnë shpjegim nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të presim vendimin e Gjykatës”, tha ai.
Gjatë ditës sotme për pesë orë rreshtë Gjykata Kushtetuese ka mbajtur seancë dëgjimore për t’i marrë qëndrimet, përkitazi me votën e deputetit Etem Arifi në zgjedhjen e qeverisë Hoti.