Edhe sot, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për të arritur konsensusin e duhur.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i saj do të mbahet më 29 prill.
“E ndërpresim seancën, seanca tjetër më 29 prill në ora 10:00”, tha ai.
- Në përpjekjen e shtatë për të zgjedhur kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka marrë vetëm 57 vota, po ashtu si në herët e kaluara, duke mos arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për të udhëhequr Kuvendin.