Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas dështimit të seancës së 36-të deklaroi para mediave se gjendja në Kosovë nuk është e mirë, dhe se vendi po ndëshkohet për shkak të ngërçit politik.

Sipas tij, opozita duhet të jetë më proaktive për t’u ballafaquar, siç tha ai, me “mashtruesin dhe ekipin e tij”, në këtë rast, me Kurtin dhe VV-në.

“Dhjetëra herë me kandidu, nëse nuk e merr votën, jam i bindur që gjykata do të reflektojë në ktë pjesë. Nuk vlen procedura e votimit tjetër se është votuar me votë të hapur disa herë dhe ka dështuar. Gjendja është e vështirë, nuk është e mirë, Kosova po ndëshkohet. Nuk është mirë me u sjell sikur nuk po ndodh asgjë, opozita duhet me qenë më proaktive me ballafaqu mashtruesin dhe ekipin e tij”, deklaroi kreu i AAK-së.

 

Related Posts