Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, do të jetë nesër për vizitë në Kosovë.

Lammy do të pritet në takim nga e para e shtetit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur Presidenca.

“Në orën 08:25, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e presidencës thuhet se pas takimit, Osmani dhe Lammy do të mbajnë konferencë për media.

Related Posts