Ai mund të konsiderohet si “supermeni” i pagave në Republikën e Kosovës. Esat Kelmendi, sekretar i përgjithshëm i Univeristetit të Prishtinës del të jetë njëri nga personat me të paguar në shtetin tonë sa i përket pagës që merr nga buxheti i Kosovës.
Paga e tij vjetore, mesatarisht, është mbi 30 mijë euro, gjë që ia kalon edhe kryeministrit të vendit.
Në bazë të disa transaksioneve bankare të cilat ka arritur t’i sigurojë Ballkani.info, në shtator të vitit të kaluar, Esat Kelmendi ka marrë pagë 4 mijë e 174 euro e 99 centë.
Duket e pabesueshme, por Kelmendi gjatë këtij muaji veç honorare i ka marrë plot 2 mijë e 245 euro.
Në këtë shumë prej 4174 eurove futet edhe ‘shtesa funksionale’ prej 250 eurove, të cilën Esat Kelmendi e merr çdo muaj dhe atë që një kohë të gjatë.
Kelmendi në mars të këtij viti është paguar 2 mijë e 642 euro, nga të cilat 712 euro ishin honorare.
Në janar të këtij viti, në xhirollogarinë e tij dolën 2 mijë e 291 euro, 361 euro ishin honorare.
Në nëntor të vitit 2019, Esat Kelmendi pranoi pagë 3 mijë e 565 euro e 26 centë, nga këto 1 mijë e 642 euro ishin veç honoraret. Afër 3 mijë euro rrogë, sekretari i UP-së mori edhe në prill të vitit 2019, nga këto honorare ishin 1 mijë e 70 euro.
Ndryshe, në Kosovë, paga minimale është 130-170, varësisht prej grupmoshës, ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i UP-së, Esat Kelmendi ka marrë pagë shtatëmbëdhjetë herë më të lartë se paga minimale në Kosovë.
Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Kelmendi ka deklaruar si pasuri të paluajtshme në vlerë prej 529 mijë e 750 eurove ku janë përfshirë tokat dhe dy shtëpitë e përbashkëta me vëllezërit e tij të cilat janë në ndërtim e sipër, thotë që një pjesë e pasurisë e ka trashëguar.
Kurse si pasuri të luajtshme Kelmendi ka deklaruar një veturë të cilën ka deklaruar se e ka blerë në vitin 2016 veturë në vlerë prej 22 mijë eurove, para këto që një pjesë e tyre thotë t’i ketë siguruar nga paga që merr nga postet që i mban ndërsa të tjerat përmes shitjes së veturës së më hershme që kishte poseduar.
Ky zyrtar i lartë publik deklaron se ka para të deponuara në bankë si kursime mbi 19 mijë euro. /Ballkani.info/