Policia kufitare ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar, me inicialet D. Rr., për posedim kokaine.
I riu po tentonte të hynte në Shqipëri nga Morina, kur iu zbulua sasia e drogës nga shërbimet e Policisë Kufitare.
Deklarata e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. Rr., 28 vjeç, banues në Prishtinë, pasi në PKK Morinë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.






















