Selena Gomez ka treguar se ëndërron të bëhet nënë një ditë, vetëm pak javë pas martesës me producentin e njohur të muzikës, Benny Blanco.

Gjatë promovimit të sezonit të dytë të serialit “Wizards Beyond Waverly Place” në Disney+, Gomez tha se personazhi i saj Alex Russo tani është një nënë, duke shtuar: “Shpresoj që një ditë kjo të jem unë”.

Ylli 33-vjeçare ka qenë e hapur për sfidat e saj mjekësore që e pengojnë të mbajë fëmijë natyrshëm, duke përmendur se ka pasur nevojë të përballet me lupus dhe komplikacione të tjera shëndetësore, shkruan DailyMail.

Megjithatë, ajo tha se mbetet e vendosur të bëhet nënë përmes zëvendësimit ose birësimit dhe se një fëmijë do të jetë gjithmonë i saj.

Selena ka planifikuar më parë të adoptonte një fëmijë në moshën 35 vjeçe, nëse nuk do të kishte gjetur partnerin e duhur.

Bashkëshorti i saj, Benny Blanco, ka treguar gjithashtu dëshirën për të krijuar familje me Gomez dhe e konsideron këtë qëllim të rëndësishëm në jetën e tij.

Fansat e çiftit e kanë përshëndetur këtë lajm me entuziazëm, duke vlerësuar hapjen dhe sinqeritetin e yllit për planet e ardhshme për familjen. /Telegrafi/

 

Related Posts