Një muaj paraburgim autoritetet serbe ia kanë caktuar ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative (NJSO), Arbnor Spahiu, dy ditë pasi e ndaluan.

 

Avokati Arianit Koci, ka treguar se Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale, i është caktuar masa e paraburgimit njëmujor në Serbi.

Koci këtë e ka quajtur vendim të padrejtë e të motivuar politikisht pa asnjë provë faktike.

“Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative (NJSO), pas dy ditësh ndalimi, sot i është caktuar masa e paraburgimit njëmujor në Serbi. Ky vendim është i padrejtë, i motivuar politikisht dhe pa asnjë provë apo bazë faktike”.

“Kërkoj angazhim të drejtpërdrejtë të shtetit të Kosovës – jo vetëm nga Ministria e Jashtme dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd – por edhe reagim të qartë dhe publik nga Kryeministri dhe Presidentja e vendit.Sepse asnjë qytetar i këtij vendi nuk guxon të lihet vetëm, kur përsekutohet padrejtësisht. Punën që nuk po e bën shtetit i Kosovës – po më duhet ta bëj une. P.S. Nesër nisem drejt Suboticës”, ka shkruar Koci.

 

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës tha se i kanë njoftuar misionet ndërkombëtare si në vend ashtu edhe në Serbi dhe kanë kërkuar edhe ndihmën e tyre.

Ajo pati një apel për qytetarët.

Sidomos në muajt e verës kur ka shumë më shumë qarkullim dhe ardhje të mërgimtarëve nga Evropa përmes rrugëve tokësore, Serbia i maltreton ata në formë të ndryshme, përfshirë ndalime e arrestime arbitrare.

Para pak ditësh gjithashtu e kishte ndaluar ish-deputetin Gramos Agusholli duke e marr në pyetje për orë të tëra por që ishte liruar në mbrëmje.

Edhe të tjerë kosovarë janë arrestuar ndër vite, shumë prej tyre edhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, siç pretendon Serbia, për kryerje të krimeve të luftës.

Related Posts