Dështoi edhe zgjedhja e kandidates së dytë të Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Në seancë nga 116 deputetë të pranishëm, 57 votuan për, 56 kundër dhe 3 abstenime.

Vazhdimi i sotëm i seancës konstituive vjen pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila përcaktoi zgjedhjen e kryeparlamentarit brenda 30 ditësh përmes votimit të hapur, që kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm tri herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

Related Posts