Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazë ankesën e Bekim Jashari për zgjedhjet lokale në Skenderaj.
Në vendimin e Supremes bëhet e ditur se ankesa e subjektit politik Lista e Pavarur Bekim Jashari, e paraqitur kundër veprimeve të PZAP-së, hidhet si e palejuar.
Aktgjykimi i plotë i Supremes:
GJYKATA SUPREME E KOSOVËS – kolegji i përbërë nga gjyqtarët Erdogan Haxhibeqiri, kryetar, Muhamet Rexha dhe Fejzullah Rexhepi, anëtarë, lidhur me ankesën e subjektit politik Lista e Pavarur, Bekim Jashari, me seli në Skenderaj, të paraqitur kundër Vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Anr.673/2021, Anr.674/2021, Anr.675/2021, Anr.676/2021, Anr.678/2021, Anr.679/2021 të gjithë të datës 20.10,2021, Anr.671/2021, Anr.672/2021, dhe 680/2021 , të gjithë të datës 20.10.2021, Anr. 637/2021 të datës 18.10.2021 në seancën e kolegjit të mbajtur më datën 23.10.2021 merr ketë: A K T G J Y K I M I.
Refuzohet si e pabazuar ankesa e subjektit politik Lista e Pavarur Bekim Jashari, me seli në Skenderaj, e paraqitur kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.673/2021, Anr.674/2021, Anr.675/2021, Anr.676/2021, Anr.678/2021, Anr.679/2021 të gjithë të datës 20.10,2021, Anr.671/2021, Anr.672/2021, dhe 680/2021.
II. Ankesa e Subjektit Politik Lista e Pavarur Bekim Jashari, me seli në Skenderaj kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa A.nr.637/2021 e datës 18.10.2021, hidhet si e palejuar. A r s y e t i m i Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL. A.nr.673/2021 datë 20.10.2021 në pikën I të dispozitivit, pranohet pjesërisht e bazuar ankesa Apr.673/2021 e datës 18.10.2021, paraqitur nga subjekti politik Lista e Pavarur – Bekim Jashari, paraqitur kundër subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të keqpërdorimit në vendvotimin ashtu që i ndalohet G.Xh. me nr.personal …., Kryesues i Këshillit të Vendvotimit nr. 2108B/02D, në Skenderaj pjesëmarrja në zgjedhje, si kandidat apo edhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor për periudhën kohore, në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite, nga dita e marrjes së vendimit.
Në pikën II të dispozitivit , refuzohet si e pabazuar, pjesa e ankesës me të cilën ka kërkuar që të përsëritet votimi, në Vendvotimin 2108B/02D. Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL. A.nr.674/2021 datë 20.10.2021 në pikën I të dispozitivit, pranohet pjesërisht e bazuar ankesa Apr.674/2021 e datës 18.10.2021, paraqitur nga Subjekti politik Lista e Pavarur – Bekim Jashari, paraqitur kundër Subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të keqpërdorimit në vendvotimin nr.2126B/01D, ashtu që i ndalohet E.K. me nr.personal …,
Kryesues i Këshillit të Vendvotimit nr. 21226B/01D, në Skenderaj pjesëmarrja në zgjedhje, si kandidat apo edhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor për periudhën kohore, në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite, nga dita e marrjes se vendimit.
Në pikën II të dispozitivit,. refuzohet si e pabazuar, pjesa e ankesës me të cilēn ka kërkuar që të përsëritet votimi, në Vendvotimin 21226B/01D. Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL. A.nr.675/2021 datë 20.10.2021,në pikën I të dispozitivit, pranohet pjesërisht e bazuar ankesa Apr.675/2021 e datës 18.10.2021, paraqitur nga Subjekti politik Lista e Pavarur – Bekim Jashari, paraqitur kundër Subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të keqpërdorimit në vendvotimin nr.2104B/02D, ashtu që i ndalohet M.V. me nr.personal…, Kryesues i Këshillit të Vendvotimit nr. 2104B/02D, në Skenderaj pjesëmarrja në zgjedhje, si kandidat apo edhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor për periudhën kohore, në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite, nga dita e marrjes se vendimit.
Në pikën II të dispozitivit , refuzohet si e pabazuar, pjesa e ankesës me të cilēn ka kërkuar që të përsëritet votimi, në Vendvotimin 2104B/02D.
Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL. A.nr.676/2021 datë 20.10.2021 në pikën I të dispozitivit, pranohet pjesërisht si e bazuar ankesa Apr.676/2021 e datës 18.10.2021, paraqitur nga Subjekti politik Lista e Pavarur – Bekim Jashari, paraqitur kundër Subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të keqpërdorimit në vendvotimin nr.2101X/05R, që i ndalohet A.Sh., me 3 nr.personal …, Kryesues i Këshillit të Vendvotimit nr. 2101X/05R , në Skenderaj pjesëmarrja në zgjedhje, si kandidat apo edhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor për periudhën kohore, në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite, nga dita e marrjes se vendimit.
Në pikën II të dispozitivit refuzohet si e pabazuar, pjesa e ankesës me të cilēn ka kërkuar që të përsëritet votimi, në Vendvotimin 2101X/05R. Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL. A.nr.678/2021 datë 20.10.2021 , refuzohet si e pabazuar ankesa Apr.678/2021 e datës 18.10.2021, paraqitur nga Subjekti politik Lista e Pavarur – Bekim Jashari, paraqitur kundër Subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të keqpërdorimit në vendvotimin nr.2117B/01R , me kërkesë të përsëritet votimi 2117B/ 01R.
Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL. A.nr.679/2021 datë 20.10.2021 , në pikln I të dispozitivit, pranohet pjesërisht si e bazuar ankesa Apr.679/2021 e datës 18.10.2021, paraqitur nga Subjekti politik Lista e Pavarur – Bekim Jashari, paraqitur kundër Subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të keqpërdorimit në vendvotimin nr.2103B/01R, ashtu që i ndalohet H.J. me nr.personal …, Kryesues i Këshillit të Vendvotimit nr. 2103B/01R, në Skenderaj pjesëmarrja në zgjedhje, si kandidat apo edhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor për periudhën kohore, në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite, nga dita e marrjes se vendimit.
Në pikën II të dispozitivit, refuzohet si e pabazuar, pjesa e ankesës me të cilēn ka kërkuar që të përsëritet votimi, në Vendvotimin 2103B/01R.
Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL. A.nr.671/2021 datë 20.10.2021, refuzohet si e pabazuar ankesa, paraqitur nga Subjekti politik Lista e Pavarur – Bekim Jashari, paraqitur kundër Subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të parregullsive në vendvotimin nr.2114B/04D për zgjedhjet lokale 2021.
Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL. A.nr.672/2021 datë 20.10.2021 refuzohet si e pabazuar ankesa, paraqitur nga Subjekti politik Lista e Pavarur – Bekim Jashari, paraqitur kundër Subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të ndërhyrjes së personave të paautorizuar në vendvotimin nr.2121B/02D. 4 Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL. A.nr.680/2021 datë 20.10.2021 refuzohet si e pabazuar ankesa, paraqitur nga Subjekti politik Lista e Pavarur – Bekim Jashari, paraqitur kundër Subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të keqpërdorimit në vendvotimin nr.1122B/01D , me kërkesë të përsëritet votimi 1122B/ 01D
Me vendimin Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL. A.nr.637/2021 datë 20.10.2021, në pikën I të dispozitivit të vendimit, pranohen si të bazuara ankesat e evidentuara me numra: Anr.637/2021, Anr.638/2021, Anr.639/2021, Anr.640/2021, Anr.641/2021 dhe Anr.642/2021 të gjitha të datës 17.10.2021, të paraqitura nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, dega në Komunën e Skenderajt, ndërsa subjektit politik Lista e Pavarur-Bekim Jashari, me seli në Komunë e Skenderajt, i shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 1,800.00 euro (një mijë e tetëqind), për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, me rastin e thyerjes së heshtjes zgjedhore përmes rrjeteve sociale, për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021.
Në pikën II të vendimit detyrohet subjekti politik Lista e Pavarur-Bekim Jashari, me seli në Komunën e Skenderajt, që gjobën e shqiptuar si në pikën -I- të dispozitivit të këtij vendimi ta paguaj në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga dita e pranimit të këtij vendimi nën kërcënim të dënimit shtesë.
Kundër këtyre vendimeve të lartpërmendura, Subjekti Politik Lista e Pavarur – Bekim Jashari, kandidat për Kryetar të Komunës së Skenderaj, në afat ligjor ka paraqitur ankesa për shkak të shkeljes së lirive dhe të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë, duke propozuar të aprovohet si e bazuar kjo ankesë, si dhe marrjen e vendimit për përsëritjen e Zgjedhjeve Lokale në Komunës e Skenderajt, për Kryetar të Komunës si dhe për Asamblistë në Kuvendin Komunal Skenderaj dhe rishikimin e të gjitha kutive të votimit.
PZAP në përgjigje në ankesë të paraqitur kundër vendimit të tij të lartpërmendur, kontestoi thëniet ankimore dhe propozoi që të refuzohet si e pabazuar ankesa e Subjekti politik Lista e Pavarur – Bekim Jashari, për mungesë të provave e dëshmive lidhur me keq numërimin e votimeve në vendvotimet e cituara nga paraqitësi i ankesës.
Gjykata Supreme e Kosovës, vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore dhe të përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës, gjeti se, 5 Ankesa e subjektit politik Lista e Pavarur – Bekim Jashari, kandidat për Kryetar të Komunës së Skenderajt dhe kandidatëve për asamblenë Komunal në Skenderaj, e paraqitur kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Anr.673/2021, Anr.674/2021, Anr.675/2021, Anr.676/2021, Anr.678/2021, Anr.679/2021 të gjitha të datës 20.10,2021, Anr.671/2021, Anr.672/2021, dhe 680/2021 , të gjithë të datës 20.10.2021 , refuzohet si e pabazuar, ndërsa ankesa ndaj vendimit Anr. 637/2021 të datës 18.10.2021 hidhet si e palejuar.
Nga vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Anr.673/2021, Anr.674/2021, A nr. 675/2021, Anr.679/2021 të gjithë të datës 20.10.2021, janë refuzuar si të pabazuara apelet e paraqitësit të ankesës, me arsyetim se mospërputhja e rezultatit të konstatuar nuk është bazë e mjaftueshme dhe me peshë në rezultat për të urdhëruar përsëritjen e votimit në vendvotime të pretenduara, bazuar në nenin 117 paragrafi 3 dhe nenin 1118, të LZP-së , ngase nuk janë ofruar dëshmi të qarta dhe bindëse se ka pasur parregullsi në procesin zgjedhor , dëshmitë lidhur me pretendimet e tij të paraqitura në apel, nuk janë të natyrës së tillë që do të kishin ndikuar në vendimmarrje ndryshe ,në këtë rast nuk paraqesin bazë ligjore për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave në vendvotimet e sipër cituara dhe për rrjedhojë as referencë ligjore për marrjen e vendimit në favor të ankuesit.
Pretendimet e parashtruesit të ankesës lidhur me prezencën e anëtarëve të PDK-së nëpër qendrat e votimit nuk japin bazë të mjaftueshme për të dyshuar në rregullsinë e procesin zgjedhor, nga fakti se nuk ka pasur vërejtje nga vëzhguesit dhe monitoruesit në vendvotime çka do të ndikonte në përgjithësi në procesin zgjedhor në Skenderaj.
Pretendimet e parashtruesit të ankesë se në vendvotimin 2114B/04D ka pasur fotografim, nuk qëndrojnë se nga raportet e Policisë së Kosovës të dërguara në PZAP, konstatohet se nuk ka pasur asnjë rast të iniciuar lidhur me fotografimin në qendrat e votimit, prandaj pretendimet në këtë drejtim janë të pabazuara.
Ndërsa ankesa lidhur me vendvotimin 1122B/01D është e pabazuar nga fakti se nga PZAP-i është vërtetuar se e njëjta nuk gjendet në Skenderaj por në Mitrovicë. Në një gjendje të tillë faktike, Gjykata Supreme e Kosovës pranon si të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-it, të marrë lidhur me refuzimin e apelit, të paraqitur nga i lartë përmenduri, ngase, në mungesë të provave dhe dëshmive të cilat paraqitësi i apelit ka pas për detyrë t’i prezantojë së bashku me apelin, nuk mund të merret vendim aprovues për një apel të tillë.
Në kuptim të nenit 117.3 të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme dhe Lokale, vendosja për apelet 6 dhe ankesat nga PZAP, mbështetet në dëshmi të qarta dhe bindëse, në bazë të cilave në pajtim me paragrafin 4 të këtij neni, PZAP mund të urdhërojë rinumërimin e fletëvotimeve në një vendvotim apo qendër votimi si dhe shqyrtimin e materialit votues si pjesë të hetimeve për ankesën ose apelin.
Objekt shqyrtimi dhe vlerësimi në Gjykatën Supreme të Kosovës ishin pretendimet ankimore të paraqitësit të ankesës përkitazi me konstatimin jo të plotë dhe të gabuar të gjendjes faktike, mirëpo këto pretendime ankimore u refuzuan si të pabazuara ngase as në ankesë, paraqitësi i saj, nuk ka ofruar dëshmi e prova të qarta lidhur me pretendimet e tij se në vendvotime ka pasur manipulime, nuk paraqesin bazë të mjaftueshme për anulimin e votave në vendvotime të pretenduara, përveç shqiptimit të sanksionit, kryesuesve të vendvotimeve .
Ankuesi, duke mos paraqitur në ankesë, prova të qarta dhe bindëse, për manipulim të votave të tij, në vendvotimet e cituara më lartë, edhe Gjykata Supreme e Kosovës gjen se me pretendimet e tilla ankimore, paraqitësi i tyre, nuk ka arritur që të vë në dyshim gjendjen faktike të vërtetuar si më lartë nga ana e organit, vendimi i të cilit kontestohet, kështu që u refuzuan si të pabazuara pretendimet ankimore përkitazi me konstatimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike. Një herësh, numri i votave të pavulosura në vendvotime të caktuar nuk mund të ndikojë në rezultatin final të zgjedhjeve (neni 14 pika b të Ligjit për ndryshimet e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme nr 03L-256). Ankesa e paraqitur kundër vendimit A.nr 637/2021 të datës 18.10.2021 është hedhur poshtë si e palejueshme në bazë të nenit 118.4 të LPZ -ve, ku ankesa nuk lejohet në Gjykatën Supreme të Kosovës nëse gjoba është mbi lartësinë prej 5,000 € e në rastin konkret gjobat e shqiptuar nuk kalojnë shumën prej 1,800 €.
Për arsyet e paraqitura më lart, e në pajtim me nenin 118 pika 4 të Ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, u vendos si në dispozitiv të këtij aktgjykimi.