Aktori i njohur i humorit, Sevdai Radogoshi, i njohur për rolet e tij ikonike, veçanërisht si “Qumili”, ka ngjallur dyshime se mund të jetë pjesë e Big Brother VIP Albania 4.

Spekulimet filluan pas një postimi të tij në Facebook, ku ai ndau një imazh me mbishkrimin intriguese:

“Sonte ‘hyn’ banori më i ri në Big Brother! SIKI 😜😂”

Ky postim ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e tij, të cilët kanë shprehur mbështetjen dhe kureshtjen për një hyrje të mundshme të Qumilit në shtëpinë më të famshme të momentit.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo është një shaka e zakonshme nga humoristi apo nëse ai vërtet do të bëhet pjesë e spektaklit. Gjithçka do të zbulohet sonte gjatë transmetimit të radhës të Big Brother VIP Albania 4.

Related Posts