Për të pestën herë radhazi janë mbajtur zgjedhjet në Tërnoc.
Kandidati për deputet të Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë për KALLXO.com se ka arritur të fitojë 698 vota – të mjaftueshme për të fituar ulësen e deputetit.
Kamberi theksoi se në zgjedhjet e sotme gjithçka ka shkuar në rregull.
Javën e kaluar ai akuzoi komisionerët e partisë së Ivica Daçiqit për pengesë. Ndërsa, të enjten pati edhe paralajmërime të rrejshme për bombë në një qendër të votimit.