Xherdan Shaqiri është në formën e tij jetësore që kur u rikthye në klubin e tij të fëmijërisë, FC Basel.

Në 58 ndeshjet e fundit me klubin zviceran, Shaqa ka 60 gola dhe asiste.

Këtë shifër, sulmuesi me prejardhje nga Kosova e plotësoi sonte, kur shënoi dy herë dhe bëri edhe një asistim për shokun e tij të skuadrës, Ibrahim Salah në fitoren 3-1 ndaj FC Steaua Bucureshtit të Rumanisë.

Baseli aktualisht është në vendin e 16-të në fazën e ligës së Ligës së Evropës me 6 pikë nga 4 ndeshje.

Related Posts