Shtëpia e Bardhë tha të martën se presidenti Donald Trump po shtjellon mundësitë për përvetësimin e Grenlandës, përfshirë edhe përdorimin e mundshëm të ushtrisë amerikane.
Uashingtoni i ka ringjallur synimet e kamotshme së voni për ta marrë ishullin strategjik, pavarësisht kundërshtimeve nga Evropa, raporton REL.
Trump e sheh përvetësimin e Grenlandës si prioritet për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, gjë që është e nevojshme për t’i “frenuar kundërshtarët tanë në rajonin e Arktikut”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
“Presidenti dhe ekipi i tij po shqyrtojnë një sërë mundësish për ta ndjekur këtë synim të rëndësishëm të politikës së jashtme dhe, natyrisht, përdorimi i ushtrisë amerikane është gjithmonë opsion në dispozicion të komandantit të përgjithshëm”, tha Shtëpia e Bardhë.























